MSH: “Armët” që keni në dorë për të mbajtur sa më larg koronavirusin

schedule13:00 - 26 Nëntor, 2020

schedule 13:00 - 26 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të respektojnë distancën prej 1 metër nga të tjerët.

Ajo thotë se të gjithë kemi shumë në dorë për të mbajtur larg koronavirusin për të mbrojtur kështu veten dhe të tjerët.

“Të gjithë kemi shumë në dorë për ta mbajtur larg koronavirusin, për të ruajtur prindërit dhe gjyshërit, për të mbrojtur veten dhe miqtë. Ruaj Distancën, kufizo Kontaktet. Jep kontributin tënd për të mposhtur COVID19. Bashkë ja dalim”, thuhet në rekomandim./mv.abcnews.al