Mourinho zgjedh zëvendësuesin e Spinazzola, thërret një njohje të vjetër

schedule23:58 - 4 Korrik, 2021

schedule 23:58 - 4 Korrik, 2021

Një prej disa lojtarëve të Real Madrid në fund kontrate është edhe Marcelo. Brazilianit i skadon marrëveshja aktuale në verën e vitit të ardhshëm, por largimi këtë verë është mundësi reale.

Ai nuk është më titullar te Real Madrid dhe në Romë janë gati t’i ofrojnë një rol protagonisti absolut. Në Itali e pret Jose Mourinho, që mësohet të ketë lëvizur për Marcelon.

 

Portugezi kërkon transferimin e mbrojtësit të majtë, megjithëse ky operacion është mjaft i ndërlikuar për shkak të kundërshtive të Real dhe pagës së lojtarit.

Kjo lëvizje është pasojë e dëmtimit të rëndë të Leonardo Spinazzola, i cili e pësoi ndaj Belgjikës dhe do duhet të qëndrojë jashtë fushave për rreth gjashtë muaj. /abcnews.al