Mourinho: Futbollistët ishin të mërzitur me barazimin, kjo më bën krenar

schedule23:59 - 29 Nëntor, 2020

schedule 23:59 - 29 Nëntor, 2020

Chelsea dhe Tottenham e mbyllën në barazim 0-0 derbin e Londrës ditën e sotme. Një pikë që mban Spurs në vend të parë me 21 pikë (po kaq ka edhe Liverpool), ndërsa “Blutë e Londrës” renditen në vend të tretë me dy pikë më pak.

Dominuam, na mungoi vetëm goli. Sot kishte vetëm një skuadër që donte të fitonte dhe ata ishim ne”, deklaroi Lampard, trajneri i Chelsea, teksa ka folur edhe Jose Mourinhos rreth sfidës së sotme.

“Gjëja më e mirë e ndeshjes së sotme ishte fakti që djemtë ishin të mërzitur në dhomat e zhveshjes. Një pikë në ‘Stamford Bridge’ mund të jetë pozitive, por fakti që djemtë e mi ishin të pakënaqur më bën krenar.

Mund të paraqiteshim më mirë në disa faza të lojës, patëm një shans të artë për të fituar në minutat e fundit, por në përgjithësi e kontrolluam ne ndeshjen“, thekson trajneri i Tottenham. /abcnews.al