Motra e Lindita Theodhorit? Këngëtarja: E kam peng, me bllokuan pas Festivalit

schedule18:20 - 6 Maj, 2022

schedule 18:20 - 6 Maj, 2022

Brunilda Sota dhe Rik Hoxha ishin në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku treguan historinë e tyre të dashurisë, takimin e parë për të ardhur deri në ditët e sotme me një pasuri të madhe muzikore dhe prindër të një djali.

Për ta, disa vende janë bërë të tyre për shkak të levizjes pas viteve 1990, sikurse Greqia, Zvricra apo Amerika. Megjithatë ata kujtojnë me nostalgji pjesëmarrjen në Estradën e Fierit dhe në Festivalin e RTSH, për të cilën ajo tha se mban një peng të madh.

Pesha e famës dhe etiketimi si motra e Linditës? Për këtë këngëtarja tha se vërtet Lindita ishte famose, këngëtare e mrekullueshme, e bukur, e mirë, por le të qëndroj në kornizën e saj, ndërsa vetë Bruna do të qëndroj në kornizën e saj.

“Më ka ndjekur nga pas mua gjithmonë emri. Kur më thonë psh. u motra Linditës, i asaj këngëtares. Por unë do të doja që me gjithë këtë punë kaq vjeçare që kam bërë, kam arritur emrin këngëtare, të këndosh është tjetër, të jesh këngëtare është tjetër. Që të arrish të marrësh këtë emër duhet të bësh një punë shumë të madhe dhe unë e kam bërë këtë me Brunën. Tani që e kam bërë, mua do më vijë mirë që të më thonë ‘ja dhe Bruna’”, tha ajo.

A mban një peng Brunilda në ditët e sotme? Dhe a kishte çensurë arti në kohën e regjimit komunist?

“Në Shqipëri ishte e vështirë të bëje emër sepse arti ishte i monopolizuar. Për mua ishte tepër qesharake kur në Shqipëri këndojnë 30 këngëtarë dhe bënin këngë 20 kompozitorë”, tha Riku.

Ndërkohë Bruna pohoi se e mban peng: “Është vërtet peng që pas festivalit të 15-të, mua ma prenë me gërshërë pjesëmarrjen në Festivale. Edhe sot e kësaj dite unë nuk e di arsyen pse. Ky është pengu që kisha, që nuk kam marrë asnjëherë përgjigje dhe nuk u thirra më në festival”./abcnews.al