Një person është plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Lungomare ku një motor është përplasur me një makinë dhe si pasojë është plagosur drejtuesi i motorit.
Ndër të tjera bëhet me dije se i plagosuri ndodhet në spital ku po merr dhe ndihmën mjekësore. e.su./abcnews.al



