Moti i keq, tre fshatra në Korçë pa energji elektrike

schedule14:08 - 29 Maj, 2022

schedule 14:08 - 29 Maj, 2022

Dy fshatra të bashkisë Maliq dhe një Korçë kanë mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë moti i keq, me reshje të dendura shiu që nisën paraditen e sotme.

Bëhet me dije se energjia është ndërprerë në Bulgarec, Biranj dhe Lumalas.

Moti ka bërë kthesë të papritur në vend këtë të diel. Temperaturat e larta të ditëve të fundit ia kanë lënë vendin reshjeve intensive të shiut. /abcnews.al