Aksidente në rrugë, rrëzimi i shtyllave elektrike, dëmtimi i sinjalistikes dhe bizneseve. Këto janë pasojat e erës së fortë dhe motit të keq që ka përfshirë Lezhën. Raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar pasi janë goditur nga sende të forta në rrugë.
E shtuna ishte një ditë e veshtirë për Lezhën. Era e fortë shkaktoi probleme të mëdha. Të paktën 4 kamionë u përmbysën në rrugë.
Aksidentet ndodhën njëri pas tjetrit në kohë e vende të ndryshme përgjatë superstradës Lezhë –Laç, fatmirësisht pa dëmtime serioze të shoferëve.
Policia rrugore u detyrua te devijoje trafikun ne dy rruge dytesore si mase parandaluese per shmangien e te tjera aksidenteve.
Edhe vetë policët u përballën me vështirësi në punën e tyre. Disa rrezikuan që t’i merrte era. Moti i keq ka dëmtuar sinjalistikën rrugore.
Probleme patën edhe bizneset. Shtyllat elektrike dhe kabllot u rrëzuan në tokë. Po ashtu edhe pemët.
Raportohet se disa persona kanë marrë lëndime nga goditjet e pësuara nga sendet e forta dhe kanë marrë ndihmë në urgjencën e spitalit të Lezhës.
Banorëve iu bë thirrje nga ana e bashkisë që të evitojnë daljet e panevojshme për të parandaluar incidente të mundshme. Si pasojë e motit të keq u pezullua puna dhe në portin e Shëngjinit.
Gazetar: Gjergj Figuri
/abcnews.al