Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq në Itali / Uragani ngre në ajër makinën, vdes 27 vjeçarja

schedule10:50 - 28 Korrik, 2019

schedule 10:50 - 28 Korrik, 2019

Një tragjedi ka ndodhur natën në zonën e Focene, në komunën e Fiumicinos në Itali, për shkak të një uragani. Era shkaktoi një aksident duke ngritur në ajër një makinë, e cila po ecte përgjatë Rrugës Coccia di Morto, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje të re 27 vjeçare që ishte brenda saj.

Viktima ishte përpjekur të parkonte në një stacion karburanti, por uragani e ngriti makinën e saj tip  Smart, dhe e hodhi atë dhjetëra metra larg, përtej kanalit të kullimit.

Uragani i cili ndodhi pak para orës 3 të mëngjesit, shkaktoi dëme në shtëpi, në stacionin e karburantit, dhe në makina të tjera të parkuara në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia. Fuqia e uraganit hodhi në erë  bimësi për të fluturuar në zonë. Arteria, e cila lidh Fiumicino me Focene, është ndërprerë aktualisht. Në vend ka disa brigada zjarrfikëse, policia, policia e qytetit dhe mbrojtja civile.



Një 72-vjeçar humbi jetën nga moti i keq në Arezzo të shtunën në mbrëmje. I moshuari u përfshi nga uji në Aretino

Zjarrfikësit dhe policia lokale gjetën makinën e 72-vjeçarit pranë një nënkalimi Ristradelle, , ndërsa trupi i pajetë i të moshuarit u gjet pranë fushës sportive Olmo në orën 8.10. 72 vjeçari  u gjet në mes të baltës dhe mbeturinave.

Një tjetër viktimë po nga moti i keq është atletja norvegjeze, e cila u godit nga rrufeja gjatë një gare në mal. Aksidenti ndodhi në 2,100 metra mbi nivelin e detit, në malet midis Val Sarentinit dhe Val Passirisë, pak pas orës 19:00. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!