Moti i “çmendur” në Kukës, qytetarët vrapojnë për të shpëtuar “kokën”

schedule17:47 - 6 Qershor, 2022

schedule 17:47 - 6 Qershor, 2022

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin e Kukësit pasditen e sotme duke krijuar kaos dhe frikë tek qytetarët.

Siç shihet edhe nga pamjet e Abc për shkak të erës së fortë kanë rënë boçet e pemëve, ndërkohë që në rrugë shihen qytetarët që ikin me vrap për të gjetur një strehë në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën.

Kujtojmë që gjatë paradites të së hënës stuhia ka qenë prezentë dhe në Prishtinë, ku fatkeqësisht i ka marrë jetën dhe një 30 vjeçari, ndërkohë që edhe një grua është plagosur rëndë dhe ndodhen në spital.

/Abcnews.al/