Moti i acartë, pezullohet mësimi në shumë shkolla të vendit

schedule12:48 - 10 Janar, 2019

schedule 12:48 - 10 Janar, 2019

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të borës 16 drejtori dhe zyra arsimore në Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec, Devoll, Mirditë dhe Malësi e Madhe kanë pezulluar procesin mësimor për të gjithë nxënësit.

Sipas Ministrisë së Arsimit 10 janari ka gjetur pa mësim edhe 28 shkolla në Shkodër, 4 në Gramsh, 2 në Vlorë, 3 në Lezhë, 4 në Kolonjë dhe 1 në Delvinë.

Ndërkohë që në Elbasan, Peqin, Tiranë, Kavajë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Kuçovë, Berat, Skrapar, Laç, Sarandë, mësimi zhvillohet normalisht, ose me orë të reduktuara. /abcnews.al