Moti ekstrem në SHBA dhe Kanada

schedule20:44 - 7 Janar, 2018

schedule 20:44 - 7 Janar, 2018

Temperatura deri në -50 gradë celcius, janë regjistruar në Amerikën Veriore pas kalimit të “Ciklonit Bombë”. Gjithashtu është verifikuar kaos në transport, nga rrugët e ngrira në aeroporte të detyruara për të mbyllur dhe anuluar fluturimet. Meteorologët paralajmërojnë edhe rrezikun e ngrirje së lëkurës së njeriut.

Kalimi i stuhisë dimërore të pagëzuar si “Cikloni Bombë” ka gjunjëzuar veriun e Amerikës. Në Kanada temperaturat kanë shkuar deri në -50 gradë celcius: Ngricat Arktike dhe erërat e rrezikshme të ftohta mund ta bëjnë që temperaturat të bien edhe në lindje të Shteteve të Bashkuara. Madje meteorologët paralajmërojnë dhe rrezikun e ngrirjes së lëkurës nëse ekspozohet për 10 minuta në të ftohtë.

Ngricat ndjekin një stuhi që ka shkaktuar të paktën 22 të vdekur në Shtetet e Bashkuara, nga Teksasi në Uiskonsin, sipas raportimeve të mediave amerikane. Stuhia e që nisi të enjten e kaluar ka dëmtuar bregun lindor me borë të rëndë, temperatura akullnajore dhe erëra të forta, duke detyruar anullimin e fluturimeve.

Më shumë se 3400 fluturime brenda ose jashtë Shteteve të Bashkuara janë shtyrë, me Aeroportin “Xhon Kenedi” në Nju Jork dhe “Çarleston” në Karolinën e Jugut që rezultojnë më të prekurit. Autoriteti Portual, i cili menaxhon aeroportet në zonën e Nju Jorkut, ka njoftuar se fluturimet kanë qenë të kufizuara. Disa avionë të riprogramuar për fluturim pas stuhisë, të katandisur me dëmtime të rënda në pajisje nga “Cikloni Bombë”, u shoqërua me vonesa të shumta në kalimin e pasagjerëve në bord.

Faqja e monitorimit “Flightradar24” raportoi se të paktën 12 fluturime ndërkombëtare ishin në pritje deri në katër orë për një pistë ngritjeje. Gjithashtu edhe në disa aeroporte të Kanadasë janë përjetuar shtyrje dhe anullime të fluturimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!