Moti – E shtunë, 21 Shtator 2019

schedule09:21 - 21 Shtator, 2019

schedule 09:21 - 21 Shtator, 2019

Sipas MeteoAlb: Orët e paradites paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira më të dendura do të ketë në zonat verilindore dhe juglindore. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë prezent në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 apo 4 ballë. /abcnews.al