Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësira më të dendura dhe reshje të izoluara pritet të bien në ekstremet Veri – Jug dhe zonat Lindore.
Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në gjithë territori, përjashtuar Juglindjen e cila mbetet e rrezikuar nga reshje të izoluara dëbore.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie me 2 – 3°C sjell mesdita në Qendër dhe Jug të vendit duke luhatur ekstremalet nga -3 në 13°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor dhe Lindor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 4 ballë./abcnews.al