Moti – E premte, 14 Qershor 2019

schedule08:05 - 14 Qershor, 2019

schedule 08:05 - 14 Qershor, 2019

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë të diktojnë mot të kthjellët në të gjithë vendin. Pjesa e dytë e ditës sjell kalime vranësirash të lehta në të gjithe vendin, më te dukshme në zonat verilindore dhe juglindore.

Edha nata do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur ekstremumet ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë. /abcnews.al