Moti – E mërkurë, 21 shkurt 2018

schedule13:29 - 21 Shkurt, 2018

schedule 13:29 - 21 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës vijon me vranësira dhe reshje të përkohshme në të gjithë territorin.

POR mesdita paraqet përmirësim të përkohshëm të motit deri në mbrëmje kur reshjet shtohen në pjesën më të madhe të vendit duke vijuar edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit MBETEN konstante në mëngjes, por mesdita sjell një rritje me 1 – 2°C duke ngjitur termometrin maksimal në 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe rrallë=herë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det vijon dallgëzimi 3 – 4 ballë.

Moti – E enjte, 22 shkurt 2018

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu e dëbore në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

POR në mesditë do të ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë kthjellime të shpeshta në të vendin; kthjellime që mbeten prezente gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit vijojnë pa ndryshime të ndjeshme në mëngjes, por një tjetër rritje të lehtë do të sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 3 ballë./abcnews.al