Moti – E martë, 28 Maj 2019

schedule18:35 - 28 Maj, 2019

schedule 18:35 - 28 Maj, 2019

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë jugore do të diktojnë kthjellime dhe vranësira, me të dukshme në zonat malore dhe më pas shtrihen dhe në pjesën tjetër të vendit duke gjeneruar shira ku në veri dhe qendër, herë pas here marrin formë rrebeshesh afatshkurtër. Ndërsa orët e natës do të sjellin zhvendosje të vranësirave drejt zonave malore duke lënë me kthjellime pjesën tjetër të territorit.

Temperaturat e ajrit kanë mbetur konstante sot duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 10°C deri në 27-28°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 60 km/h, nga drejtimi jugor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë./abcnews.al