Sipas MeteoAlb: Vranësira dhe reshje të pakta do të ketë në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur vranësirat fuqizohen në territor.
Pasditja sjell intensifikim të reshjeve në të gjithë territorin; më të dendura në Jug dhe Qendër ndërsa reshje të konsiderueshme dëbore do të ketë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita do të ruajë vlera termike konstante.
Era do të fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.
Moti – E mërkurë, 14 shkurt 2018
Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe alternime vranësirash do të ketë në gjithë vendin duke sjellë reshje të pakta shiu e dëborë, kryesisht në Qendër dhe zonat Jugore.
Pasditja sjell përmirësim të përkohshëm të motit në pjesën më të madhe të vendit, por serish në mbrëmje dhe gjatë natës, rikthehen vranësirat dhe reshjet në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit vijojnë me një rënie të lehtë gjatë mëngjesit POR mesdita do të ruajë vlera termike konstante.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë./abcnews.al