Moti – E enjte, 8 shkurt 2018

schedule13:03 - 8 Shkurt, 2018

schedule 13:03 - 8 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb: Paraditja VIJON me vranësira dhe rrebeshe të shkurtra kryesisht në Veri dhe Qendër ndërsa me reshje të izoluara paraqiten zonat Jugore ku do të ketë edhe kthjellime.

Pasditja sjell përmirësim të motit në pjesën më të madhe të vendit, por sërish Veriperëndimi dhe zonat Qendrore mbeten të rrezikuara nga reshje të përkohshme.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie të lehtë gjatë mëngjesit, rënie që vijon me 1 – 2°C edhe gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 – 3 ballë.

Moti – E premte, 9 shkurt 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë territorin deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave në vend duke sjellë edhe rrebeshe të shkurtra shiu në zonat Qendrore.

Pasditja mbetet me kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta deri në mbrëmje kur vranësirat mbulojnë të gjithë territorin duke ri-sjellë reshje gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2°C gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të mbetet 2 ballë./abcnews.al