Moti –  E enjte, 11 janar 2018

schedule19:22 - 11 Janar, 2018

schedule 19:22 - 11 Janar, 2018

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira e shira të izoluar në zonat Qendrore ndërsa më të konsiderueshëm shirat do të jenë në Veriperëndim dhe zonat Jugore.

Pasditja mbetet nën ndikimin e vranësirave ndërsa reshje të pakta lokalizohen në Jug dhe zonat Lindore. Gjatë natës, territori vijon nën ndikimin e vranëisrave të shpeshta ndërsa reshje të pakta dhe të izoluara do të ketë në Veri dhe Verilindje të vendit.

Temperaturat e ajrit kanë qëndruar thuajse konstante gjatë orëve të para të ditës por 2°C rënie, pritet të shënohet në vlerat termike të mesditës.

Era do fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det dallgëzimi forcohet në 3 ballë.

Moti – E premte, 12 janar 2018

Sipas MeteoAlb: Moti vijon me kthjellime e vranësira të shpeshta duke rrezikuar nga reshje të pakta, zona të izoluara në ekstremet Veri – Jug të vendit.

Pasditja vijon në kushtet e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ndërsa reshje të pakta e të përkohshme, priten kryesisht në zonat Lindore. Vranësira të shpeshta do të ketë gjatë natës në territor duke rrezikuar zonat Lindore nga reshje të izoluara e të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie me 2°C në vlerat e mëngjesit por mesdita sjell rënie të lehtë të vlerave termike në Veri-Verilindje ndërsa mbeten thuajse konstante temperaturat e mesditës në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al