Moti – E diel, 18 Gusht 2019

schedule13:24 - 18 Gusht, 2019

schedule 13:24 - 18 Gusht, 2019

Sipas MeteoAlb, Bregdeti dhe zonat e ulëta paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta, por vranësira me te dendura do të ketë në zonat verilindore dhe juglindore. Pjesa e dytë e ditës vijon me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët me vranësirat kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga  10°C deri në 35 °C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./abcnews.al