“Mos u përpiqni të bëni polemika”, Arbana Osmani i kthehet ndjekëses që e pyeti për Donaldin

schedule08:31 - 17 Gusht, 2022

schedule 08:31 - 17 Gusht, 2022

Arbana Osmani ka reaguar ndaj kritikave që ka marrë nga ndjekësit lidhur me postimin e fundit që ka bërë në Instagram. Moderatorja publikoi disa foto nga momentet më të bukura të “Big Brother VIP”, por ajo që ra në sy ishte mungesa e Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, më të përfolurit e edicionit.

Aktori dhe këngëtarja kanë qenë ndër më të komentuarit për shkak të historisë së dashurisë që nisën brenda shtëpisë së famshme, e cila përfundoi menjëherë pas përfundimit të BB. Një ndjekës e pyet se pse nuk është Donaldi duke shtuar me ironi: “Ndoshta në foto dalin vetëm ata që kanë raporte të mira me ty”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

“Fotot janë rastësore, ato që kisha në këtë celular që kam tani. Po ta vësh re mungojnë shumë konkurrentë të cilët për kontributin dhe emocionet që kanë sjellë në program, i vlerësoj dhe do t’ju jem mirnjohëse gjithmonë. Mos u përpiqni të bëni polemikë aty ku nuk ka”, i përgjigjet Arbana.

/abcnews.al