Mori para këmbësorët, momenti kur policia arreston shoferin  “e çmendur” gjerman

schedule15:45 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 15:45 - 1 Dhjetor, 2020

Ky është momenti ku policia arreston autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në qytetin Trier, të Gjermanisë.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një makinë u fut në një zonë për këmbësorë. Ndërkohë, numri i të plagosurve thuhet të jetë të paktën 15.

LEXO EDHE: VIDEO/ Shoferi merr përpara këmbësorët, të paktën dy viktima në Gjermani

Policia lokale e Trier u mobilizua menjëherë për të ndaluar makinën që mori para turmën në një trotuar në qendër të qytetit, ndërsa arrestoi menjëherë shoferin, një shtetas gjerman 51-vjeçar.

Arrestimi i shoferit është konfirmuar nga policia përmes Twitter, ndërsa një video që qarkullon në internet tregon arrestimin e tij. g.v/abcnews.al