Mori numrin 7 të por nuk shkëlqeu, Mariano Diaz kërkon largimin nga Real Madrid

schedule16:05 - 25 Qershor, 2022

schedule 16:05 - 25 Qershor, 2022

Mariano Diaz i ka thënë Real Madridit se po kërkon të largohet nga klubi në merkaton e verës.

Pas hezitimit të sulmuesit për t’u larguar nga “Los Blancos” vitin e kaluar, ai më në fund duket i gatshëm për të nisur një aventurë të re pas një rikthimi të pasuksesshëm në klub nga Lyon në 2018.

Në këto katër sezone, Mariano ka luajtur gjithsej 59 ndeshje, duke shënuar shtatë gola. Rëndësia e tij në skuadër nuk ka qenë ajo që pritej kur u kthye për 21 milionë euro.

As dëmtimet e tij të vazhdueshme nuk e kanë ndihmuar, por, pavarësisht se rrallë hynte në skuadër, ai gjithmonë kishte preferuar të qëndronte në Real Madrid, pavarësisht se kishte oferta.

Real Madrid madje kërkoi një lëvizje te Rayo Vallecano me një pagë më të lartë se sa merrte, por lojtari preferoi të qëndronte në Estadio Santiago Bernabeu.

Një sezon më pas dhe, duke parë sa pak shanse iu dha nga Carlo Ancelotti, ai tani po kërkon në mënyrë aktive një rrugëdalje përpara përfundimit të kontratës së tij që skadon në 2023./ h.ll/abcnews.al