“Momenti më i vështirë”, Mane karikon Liverpool: Fitojmë Champions League

schedule12:36 - 15 Mars, 2021

schedule 12:36 - 15 Mars, 2021

Liverpool po kalon momentin më të keq të viteve të fundit. “The Reds” po vuajnë në kampionat, aty ku renditen në vend të tetë. Askush nuk e kishte menduar që skuadra që dominoi futbollin anglez sezonin e kaluar, sivjet vuan për t’u renditur në katërshen e parë.

Sadio Mane e pranon situatën e vështirë në prononcimin e dhënë për Goal, por karikon shokët e skuadrës. Liverpool është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League dhe do të bëjë maksimumin për të sjellë trofeun e madh për herë të shtatë në “Anfield”.

Situatë e vështirë në kampionat. Vjet ishim mësuar të fitonim çdo ndeshje, kështu që nuk e kemi të lehtë. Sigurisht që ka pasur momente kur kemi hasur vështirësi, por kurrë si tani. Po kalojmë realisht një situatë të komplikuar.

Ne kemi fituar përvojë dhe dimë si t’i përballojmë disa gjëra. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të mendojmë pozitivisht. Objektivi ynë për momentin është renditja në një nga katër vendet e para në Premier League.

Champions? Fitimi i këtij turneu është objektivi kryesor. Nuk do e kemi të thjeshtë, pasi do të përballemi me skuadrat më të mira të Evropës, por jemi gati t’i mposhtim. Do bëjmë gjithçka për të fituar Champions League“, përfundoi Mane. /abcnews.al