Momenti kur gjarpri vjell dhinë (Video)

schedule22:55 - 4 Shtator, 2019

schedule 22:55 - 4 Shtator, 2019

Disa pamje të çuditshme po qarkullojnë në internet kohët e fundit. Në to shfaqet një piton rreth katër metra i gjatë teksa nxjerr një dhi të cilën e kishte gëlltitur të gjithën. Banorët në fshatin Fujian në juglindje të Kinës thanë se gjarpri shpenzoi afërsisht një orë për ta nxjerrë të gjithë kafshën.

Për ta ndihmuar kishin shkuar edhe fshatarët të cilët i tërhoqën bishtin dhe i bënin masazh në stomak. Pitonin e gjeti një bari i zonës, teksa po kërkonte një kafshë të humbur. Ai pretendon se i kanë humbur të paktën 20 dhi që prej fillimit të vitit.

“Stomaku i tij ishte shumë i fryrë dhe jam i sigurtë se ka ngrënë një prej dhive të mia”, tha ai për mediat.

Në ndihmë të fshatarëve shkoi edhe policia pyjore. Ndërkohë në videon e publikuar shfaqet gjarpri gjigand, i cili vjell kafshën e ngordhur, afërsisht 40 kilogramë.

Më vonë, pitoni u mor nga oficerët e policisë pyjore dhe u dërgua në një strehë për kafshët e egra. Gjarpri do të lëshohet në natyrë më vonë, pasi në Kinë, pitonët janë specie e mbrojtur pasi konsiderohen në rrezik zhdukjeje./abcnews.al