Momenti i frikshëm në det, balena del nga uji dhe godet varkën

schedule09:49 - 26 Korrik, 2022

schedule 09:49 - 26 Korrik, 2022

Momenti kur një balenë del nga uji dhe përplas një varkë të vogël në brigjet e Masaçusets në SHBA, është kapur në një video që po bën xhiron e rrjetit.

Në videon e transmetuar nga mediat amerikane, gjitari detar, del nga deti dhe godet anijen 5-6 metra të gjatë dhe më pas zhytet sërish në ujë.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së dielës së kaluar në zonën e White Horse Beach të Plymouth, sipas zyrtarëve të qytetit. “Ishte çmenduri,” tha Ryder Parkhurst, dëshmitar okular, për NBC Boston duke përshkruar skenën.

“Djali në varkë ishte thjesht në vendin e gabuar në kohën e gabuar, kjo është e gjitha. Nuk u besoja syve kur pashë se anija nuk ishte fundosur”, tregon ai.

Sipas NBC News, përplasja mes balenës dhe varkës së vogël nuk ka shkaktuar asnjë lëndim, të personit që po e drejtonte. Nuk është ende e qartë nëse balena ka pësuar ndonjë lëndim. /abcnews.al