Mogherini në Tiranë, takon Presidentin Meta

schedule10:04 - 18 Prill, 2018

schedule 10:04 - 18 Prill, 2018

Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, po zhvillon sot takime zyrtare në Tiranë, ku mbërriti mbrëmë, si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 Prill.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të presidencës për ketë takim thuhet se Presidenti Meta mirëpriti rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në vlerësim të përpjekjeve të mëdha e ndër vite të Shqipërisë në procesin e saj të pakthyeshëm të integrimit evropian.

Kreu i Shtetit theksoi se ky rekomandim me rëndësi strategjike për vendin dhe rajonin, duhet të shërbejë si katalizator i një uniteti më të konsoliduar dhe i përqëndrimit të punës në thellimin e reformave kyçe për vendin.

Më herët, menjëherë pas këtij takimi 20 minutësh, Presidenti Meta kishte postuar në Twiter një mesazh falenderues për Federica Mogherini-n, komisionerin Johanes Hahn dhe Komisionin Europian për dhënien e rekomandimit për hapjen e neogociatave.

Më pas zonja Mogherini shkoi në kryeministri, ku u prit nga kryeministri Rama dhe të dy sëbashku dolën dhe në një konferencë shtypi. Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federika Mogherini zhvilloi nje takim edhe me përfaqësuesit e opozitës, Edi Paloka dhe Tritan Shehu në zyrat e Delegacionit të BE-së në Tiranë.  Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha përfundoi vizitën e tij në Berlin, dhe pas kthimit te tij në atdhe ka njoftuar një konferencë shtypi në orën 14:00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!