Një 27 vjeçar ka ndërruar jetë dhe një 21 vjeçare është plagosur si pasojë e aksidenti të ndodhur mëngjeisn e sotëm në autostradën Levan–Tepelenë.
Policia njofton se mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, Eljan Haliti, 27 vjeç, banues në Burrel,. ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, Elsa Milkurti ,21 vjeçe, banuese në Mat dhe Klevis Banavia.
Aksidenti ndodhi rreth orës 08:40, në afërsi të fshatit Buzmadh. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia. /abcnews.al


