Mjeku nxjerr statistikat: Kush ishte kulmi i pandemisë në Shqipëri, vendimet e duhura dhe të gabuara

schedule09:39 - 21 Maj, 2020

schedule 09:39 - 21 Maj, 2020

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar të dhëna interesate në lidhje me shfaqjen, zhvillimin dhe përfundimin e pandemisë së koronavirusi në vend.

Përmes statistikave ai shprehet se kulmi spitalor i pandemisë ka qenë në 25 mars me shtrimin e 58 për qind të të prekurve, ku 3.2 për qind e tyre ishin të shtruar në shërbimin intensiv.

Në lidhje me masat fillestare duke iu referuar të dhënave statistikore mjeku vlerëson nëse masat e marra ishin të duhurat apo të gabuara. Kështu, sipas tij mbyllja e shkollave më datë 9 mars dhe shpallja e Fatkeqësisë Natyrore më datë 24 mars ishin vendimet e duhura, ndërsa zgjatja e saj deri në 23 qershor ishtë një masë e pabazuar në të dhëna statistikore.

Postimi i plotë
❗“Puna e epidemiologjisë është e lidhur me pyetjet e papërgjigjura, por edhe me përgjigjet e papyetura!”❗
Cit. Patricia Buffler (Universiteti i Kalifornisë – Kongresi Amerikano-Verior i Epidemiologjisë 2011)

Le të hedhim një sy mbi çfarë ka ndodhur në Shqipëri prej fillimit të epidemisë!

? Grafiku 1 (Përqindja e Rasteve Aktive me COVID-19 të Shtruar në Spital dhe në Terapi Intensive):

? Në këtë grafik paraqiten rastet e shtruara në spital (shtrime më të lehta) dhe ato të shtruara në terapi intensive. Ato janë shprehur si përqindje e rasteve aktive në Shqipëri, pra mos i ngatërroni me rastet e reja.
? Paraqiten gjithashtu edhe pikat kryesore të vendimmarrjes qeveritare.

? Gjetjet:
? Piku spitalor i epidemisë (shprehur si përqindje e rasteve aktive të shtruara në spital) ka qenë më 25 Mars 2020 me (58.1% e rasteve aktive ishin të shtruara në spital, nga të cilat 3.2% në terapi intensive).
? Periudha e pikut spitalor ka qenë periudha 13 Mars 2020 – 16 Prill 2020. (Përqindja spitalore më 13 Mars ishte 22.7%, ndërsa më 16 Prill ra në 20.0% dhe mbeti qëndrueshmërisht nën këtë shifër)

? Masat fillestare:
? Mbyllja e shkollave më 09 Mars 2020 nuk shfaq asnjë efekt zbutës. (Në kushtet e mosdijes, vendimi ishte i saktë edhe pse nuk pati asnjë efekt) ?
? Mbyllja e plotë e Shqipërisë më 16 Mars 2020 u shoqërua me zbutje të kurbës epidemiologjike. (Vendim i saktë) ?
? Deklarohet gjendja e fatkeqësisë natyrore më 24 Mars 2020 kur tashmë kurba epidemiologjike ishte në fazë të qëndrueshme (faza plateau). (Vendimi duket i pabazuar mbi të dhënat, megjithatë mbetet socialisht i justifikueshëm) ❤
? Më 29 Mars 2020 hapet spitali COVID-2. (Vendim i saktë) ?
? Më 04 Prill 2020 deklarohet “mesi i epidemisë” nga Ministria e Shëndetësisë. (Deklaratë e saktë) ?
? Më 21 Prill 2020 deklarohet shtyrja e fatkeqësisë natyrore deri më 23 Qershor 2020. (Vendim i evitueshëm dhe i pabazuar mbi të dhënat) ❤
? Më 17 Maj 2020 mbyllet spitali COVID-2. (Vendim i saktë) ?

? Data e fundit e të dhënave (20 Maj 2020) tregon se në spital janë të shtruar 8.6% e rasteve aktive, nga të cilat 1.7% në terapi intensive dhe 6.9% në gjendje më të mirë.

? Grafiku 2 (Ecuria e Rasteve me COVID-19 në Shqipëri):

? Paraqiten në funksion të kohës rastet aktive, rastet e shtruara në spital më lehtë dhe në terapi intensive, si edhe rastet e reja.
? Gjithashtu paraqiten edhe 3 vatrat e fasonerive (Krujë, Tiranë dhe Durrës).

? Gjetjet:
? Më 20 Prill 2020, ishim duke hyrë në rënie të rasteve aktive, piku i të cilave ishte arritur më 06 Prill 2020 me 240 raste aktive.
? Por më 20 Prill 2020 u ndez vatra e fasonerisë së Krujës, e cila e çoi pikun e rasteve aktive në shifrën 288-289 në datat 26-28 Prill 2020. Kjo shkaktoi një pik të dytë.❗
? Më 29 Prill 2020 ndizet vatra e fasonerisë së Tiranës, e cila fatmirësisht u izolua shpejt dhe nuk u paraqit me shtrim rastesh aktive një javë më pas.
? Më 13 Maj 2020 ndizet vatra e fasonerisë së Durrësit, e cila shkaktoi një pik të tretë duke arritur 200 raste aktive më 17 Maj 2020, nga 161 raste aktive që ishin.❗

? Me rëndësi është të vemë re se, në mbështetje të vëzhgimeve klinike në Itali, edhe në Shqipëri vërehet një zbutje e shfaqjes klinike të sëmundjes.

? Kjo fazë e “zbutjes së virusit” fillon pas datës 25 Mars 2020 në pikun e epidemisë spitalore (58.1% e rasteve aktive) dhe vazhdon e qëndrueshme në vlerat 40-50% në periudhën 26 Mars 2020 deri më 02 Prill 2020, dhe në datën e fundit arrin vlerën 40%.
? Koeficienti bie nën 30% më 08 Prill 2020 (25.9%).
? Koeficienti bie nën 20% më 17 Prill 2020 (18.7%).
? Koeficienti bie nën 10% më 17 Maj 2020 (8.5%).

KUJDES: Nevojiten prova kërkimore shkencore për ta vërtetuar hipotezën më lart, por ndryshimet e shfaqjes klinike janë të qarta.