Mjekja shqiptare në Itali: Pasaporta vaksinale nuk duhet të përdoret si instrument

schedule08:28 - 12 Shkurt, 2021

schedule 08:28 - 12 Shkurt, 2021

Mjekja Rubena Maci, në një lidhje me “Skype” foli në ABC-ja e mëngjesit, për situatën e koronavirusit në Itali.

Gjatë bisedës me gazetarin Enkel Demi, mjekja tha se në disa zona në Itali janë regjistruar raste të mutacionit anglez.

“Pas festave nuk pati rritje të infektimeve edhe pse e pritëm diçka të tillë. Në një pjesë të Italisë është vënë re mutacioni anglez, por në Torino nuk ka raportime për mutacionet e reja të Covid”, tha Maci.

Gjithashtu ajo theksoi se Italia javët e fundit ka pësuar rritje të viktimave, ndërsa shtoi se shumica e personelit mjekësor është vaksinuar.

“Spitalet dhe qarqet po organizohen nga ana  e territoreve se ku do të bëhen vaksinat për moshat e treta. Sa i përket pasaportës, me kalimin e muajve BE nuk u shpreh dakord me pasaportën vaksinale. Është thënë se nuk duhet të përdoret si instrument sa i përket lirisë së lëvizjes.

Shumë kompani ajrore në fillim kanë kërkuar pasaportën vaksinale, por shumë shkencëtarë janë shprehur se nuk duhet të përqendrohemi shumë tek kjo çështje.

Ndërsa vaksinimi i personave që kanë kaluar covid nga ana e imunitetit natyral, disa virologë thonë se këta persona për momentin kanë imunitetin e tyre natyral dhe është mirë që për momentin të mos vaksinohen, pasi imuniteti shkon deri në 6 muaj , ndërsa vaksinimi mund të jetë për 9 muaj”, tha mjekja.

/abcnews.al/