Misteri me “Benz-in” në Shëngjin, çfarë gjeti policia në mjetin e aksidentuar

schedule11:30 - 26 Nëntor, 2021

schedule 11:30 - 26 Nëntor, 2021

Një automjet ka dalë nga rruga në hyrje të Shëngjinit. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, për shkak të reshjeve të shiut.

Mësohet se automjeti tip “Benz” është përmbysur. Sakaq, gazetari Gjergji Figuri raporton për abcnews.al se brenda në mjet nuk është gjetur asnjë person. Gjithashtu në spital nuk është paraqitur asnjë për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim e drejtuesit. g.v/abcnews.al