Misteri i vrasjes që tronditi Vlorën, gazetari Vija në “Radarin Informativ”: Kush ishte në makinë

schedule19:50 - 12 Maj, 2021

schedule 19:50 - 12 Maj, 2021

Dy vrasje të tipit mafioz kanë tronditur vendin tonë së fundmi. Në qytetin e Vlorës iu bë pritë Bledar Birçaj ndaj të cilit dy persona hapën zjarr me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Vetëm një ditë më pas, në qytetin e Elbasanit krimi goditi sërish. Në këtë atentat mbeti i vrarë Everest Çaka ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.

Gazetari i ABC, Ermal Vija i ftuar në “Radarin Infromativ” ka dhënë detaje rreth krimit të ndodhur në Vlorë, ku tha se brenda makinës së viktimës ishin dy persona, një agjent antidroge dhe një i ri tjetër, i afërm me viktimën. Sipas gazetarit, autorët kanë qenë profesionistë pasi kanë pasur një shënjestër precize ndaj viktimës.

“Ajo që duket e frikshme është se si kryhet vrasja. Duket që janë të mirë përgatitur. Bëhet fjalë për persona me një precizion të lartë të objektivit. Se dy personat e tjerë që ishin në makinë nuk kanë pasur dëmtime. Fillimisht hapet dera e pasme. Por makina është në ecje. Pastaj hapet dera e parë dhe del agjenti i policisë. Hapet më pas dera e pasme i afërm i viktimës. Ata kanë dhënë deklarimet e tyre por s’ka pasur ndihmë. Ata u gjetën në breshërinë e armëve dhe janë munduar që të fshihen. Dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafik drogë në Holandë dhe Belgjikë. Deri në këto momente. Në deklarimet e dhëna nga polici ka pasur lidhje shoqërore dhe nuk është se kanë pistë të përfshirjes. Do dalin edhe deklarata e tjera. Personat nuk kanë lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes.” tha gazetari

Për sa i përket ngjarjes së Elbasanit, gazetari i ABC Ermal i ftuar në “Radarin Informativ” ka thënë se policia po heton në tre pista kryesore ku nuk përjashtohet ajo e një hakmarrje të mundshme mesa bandave. Sipas gazetarit Vija, fillimisht autorët kanë përplasur makinën e viktimës ndërsa më pas një prej tyre ka shkuar pranë xhamit dhe e ka qëlluar 12 herë me pistoletë.

“Ai ka jetuar në Gjermani dhe rreth një muaj sa ishte kthyer. Ai lëvizte me një Opel në pronësi të një miku të tij. Viktima është mbajtur nën vëzhgim. Ai jetonte bashkë me bashkëshorten në Gjermani dhe rreth një muaj sa ishte kthyer. Ngjarja dyshohet se është porositur dhe autorët kanë qenë thjeshtë ekzekutorët. Janë tre pista. Trafiku i drogës dhe përplasja mes grupeve. 41-vjeçari kishte një lidhje me një person i afërm me të vrarin. Ai kishte lidhje me Endrit dhe Erion Alibej. Të gjithë ngjarjet kriminale duket sikur pasojnë njëra tjetrën. Hetuesit po i lidhin ngjarjet. I afërm i një personi që u ekzekutua në Belgjikë. Nga ana tjetër Erjon Alibej është i arrestuar se akuzohet se ka porositur dy vrasje. Edhe ky dyshohet se kishte një lidhje. Pistë tjetër është hakmarrja. Se vëllai i vet u ekzekutua në Spanjë. Në atë kohë policia ka shoqëruar këtë person se mund të ketë pasur lidhje me një ekzekutim në vend ngjarje. Por rezultoi se nuk ka pasur lidhje me ngjarje. Ka pasur një hasmëri, në 2011.Ku u vranë babë e birë.”  Fillimisht është përplasur makina më pas autori ka shkuar tek xhami dhe ka ndodhur edhe ekzekutimi me 12 plumba. Punonjësit e policisë janë në gatishmëri dhe ngjarjet kriminale është e vështirë për tu zbardhur. Nuk ka persona të dyshuar por ka vetëm pista. “ tha gazetari./abcnews.al/