“Mirupafshim Real Madrid”, dy klube angleze në garë për James Rodriguez

schedule14:43 - 12 Korrik, 2020

schedule 14:43 - 12 Korrik, 2020

James Rodriguez do të jetë një nga lojtarët e parë që do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit. Fantazisti kolumbian nuk bën pjesë në planet e trajneri Zidane prej kohësh dhe e ardhmja e tij është Premier League.

Carlo Ancelotti e vlerëson shumë dhe dëshiron ta marrë tek Everton. Daily Mail raporton se në garë për 29-vjeçarin është edhe Wolves. “Ujqit” janë rritur shumë vitet e fundit dhe ia kanë dalë të kualifikohen në Europa League.

Drejtuesit e Wolves po përgatisin një ofertë për Real Madrid. Interesim për James Rodriguez ka shprehur edhe Atletico Madrid, por Everton mbetet favorit, pasi lojtari dëshiron të punojë përsëri me Ancelottin. /abcnews.al