Kumbaro në “Refleksione”: Teatri Kombëtar s’e ka pasur kurrë statusin e monumentit të kulturës

schedule22:01 - 19 Janar, 2021

schedule 22:01 - 19 Janar, 2021

Ish-ministrja e Kulturës, MirelaKumbaro deklaroi se Teatri Kombëtar nuk e ka pasur kurrë statusin e monumentit të kulturës.

E ftuar në emisionin “Refleksione”, Kumbaro sqaroi Teatri Kombëtar nuk ishte monument kulture as në vitin 2007, kur ministri asaj kohe nxori një listë të gjatë me objekte të shpallura me statusin monument kulture.

“Teatri Kombëtar se ka pasur asnjëherë statusin e monumentit të kulturës, madje as në 2007, kur ministri asaj kohe nxori një listë të gjatë me objekte të shpallura me statusin monument kulture,”deklaroi Kumbaro ndër të tjera në emisionin “Refleksione”.

Deklarata e Kumbaros erdhi si përgjigje ndaj arkitekti Kreshnik Merxhani, i cili përmes një prononcimi për emisionin, deklaroi se qeveria prishi Teatri Kombëtar i cili ishte një monument kulture.

/abcnews.al/