Sezoni i ri në Kategorinë Superiore ishte programuar të fillonte në 12 shtator, por do të nisë më vonë. Presidentët e klubeve ranë dakord të shtyhej dhe akoma nuk është vendosur për datën e fillimit.
Ekipit vijojnë fazën përgatitore, teksa Tirana, Kukësi, Laçi dhe Teuta po punojnë për të qenë sa më gati për sfidat në Europa League. Sot do të zhvillohen dy ndeshje miqësore. Teuta, që pret Granadën për raundin e dytë të Europa League në “Niko Dovana” (17 shtator), do të përballet me Vllazninë.
Miqësorja e sotme do të luhet në orën 16:00 në “Loro Boriçi” të Shkodrës, teksa trajnerët Martini dhe Brdaric do të kenë mundësinë të shohin se në çfarë forme janë ekipet e tyre.
Në fushë edhe Kukësi, që do këtë gjermanët e Wolfsburg kundër në 17 shtator. Verlindorët kanë zgjedhur Bylis për të luajtur sot pasdite, takim që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Librazhdit, duke nisur prej orës 17:30. /abcnews.al
Miqësoret e ditës
Vllaznia-Teuta (16:00)
Kukësi-Bylis (17:30)