Minus 8 gradë temperatura në Kukës, akull në rrugën e Kombit

schedule09:01 - 26 Shkurt, 2018

schedule 09:01 - 26 Shkurt, 2018

Temperatura të ulëta kanë zbritur deri në minus 8 gradë Celsius në Kukës. Erërat e forta dhe stuhitë  sollën mjaft probleme në qarkullim. Rruga e Kombit ka një shtresë akulli dhe borë të ngrirë. 20 mjete boreëpastruese nuk kanë pushuar gjatë 24 orëve, por edhe kripa nuk ka ndikuar në këto temperatura të ulëta.  Policia rrugore në shumë segmente ka prani të patrullave për të mbajtur nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes. Në zonat rurale thuajse të gjitha rrugët janë të pakalueshme që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Grykëcajen, Ujmishtin, Surroj, Arren, Kalis, Malzi, Zapod e Topçojan. Në Kukës janë shfaqur problemet e para të ngrirjes së tubacioneve të ujit të pijshëm si pasojë e temperaturave të ulëta. Në shumë shkolla nuk ka nisur procesi mësimor. Për shkak të rrugëve të bllokuara nuk është bërë i mundur transporti i mësuesve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!