Ministritë dhe organizatat bëhen bashkë për të drejtat e grave

schedule17:17 - 6 Dhjetor, 2018

schedule 17:17 - 6 Dhjetor, 2018

Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë i janë bashkuar organizatave e shoqërisë civile për ti thënë ndal dhunës ndaj grave. Beteja ndaj këtij fenomeni vazhdon pasi vërehen se nuk mjafton vetëm përmirësimi i ligjit dhe shtimi i denoncimeve.

Janë ditët kur shtohen mesazhet kundër dhunës ndaj grave. Nuk mungojnë as aktivitetet për të thënë sa shumë është bërë por që ende nuk është bërë sa duhet.

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë: “Ministria e Drejtësisë ka planifikuar që në vitin 2019 të ngrejë 8 qendra ku do të ofrohet ndihma juridika parësore, kryesisht pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, por edhe pranë bashkive aty ku në ato gjykata nuk ka mundësi fizike për të akomoduar këtë zyrë.”

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë: “Sot ne keni një qendër, kemi një staf i cili pa dyshim do të kërkojë specializim të mëtejshëm, që në bashkëpunim me partnerët tanë të shqoërisë civile, të organizatave ndërkombëtare, të të gjithë aktorëve. Të kenë mundësinë ta bëjnë funksionale, sipas standarteve më të mira ndëkombëtare. Kjo është sfida jnoë për vitin 2019dhe pa dyshim hapja e qendrave në të gjithë Shqipërinë.”

Legjislacioni për ti ardhur në ndihmë grave të dhunuara është përmirësuar, thotë ministrja e Drejtësisë. Denoncimet janë shtuar tregon ministrja e shëndetësisë, Qeveria ndërhyri së fundi duke përmirësuar ligjin për dhunën në familje, që garanton urdhër të menjëhershëm mbrojtje brenda 48 orëve në polici, duke përgjysmuar kohën. Vetëm pushteti vendor nuk ka ecur me hapin e duhur, Nga 61 bashki vetëm 37 e kanë krijuar mekanzimin e referimit të dhunës./abcnews.al