Ministria e Shëndetësisë bën apelin e fortë: Ruhuni, prek çdo moshë!

schedule11:22 - 3 Korrik, 2020

schedule 11:22 - 3 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit 90 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë. Në total numri i të infektuarve është rritur në 2,752.

Numri i të infektuarve vijon që të rritet dita ditës ndërsa ditën e sotme u dha edhe lajmi se një fëmijë dymuajshe bashkë me nënë e saj ndodhen të shtruara tek Infektivi.

Duke u nisur nga situata shqetësuese, Ministria e Shëndetësisë ka bërë edhe një herë thirrje që të përdoret maska kudo në ambientet e mbyllura, si supermarket, dyqanet, zyra dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruhet distanca.

Lexo edhe: Foshnja dymuajshe me koronavirus, e para e kësaj moshe që shtrohet tek Infektivi

Po ashtu, MSH bën apel që të tregohet kujdes me respektimin e rregullave sepse “shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.”

COVID-19 – Statistika/ 3 Korrik 2020
Testime totale 28033
Raste pozitive 2752
Raste të shëruara 1592
Raste Aktive 1088
Humbje jete 72 (Qarku Tiranë 39, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 409
Durrës 209
Shkodër 158
Vlorë 117
Fier 46
Lezhë 57
Korçë 32
Kukës 21
Elbasan 13
Gjirokastër 10
Berat 8
Dibër 8 /abcnews.al/