Ministri serb Daçiç: SHBA nuk mund të përfshihet në dialogun me Kosovën

schedule17:15 - 24 Qershor, 2019

schedule 17:15 - 24 Qershor, 2019

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçic deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të jetë pala e vetme që do të përfshihet në dialogun me Kosovën.

Ai theksoi se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk ka paralajmërime për ndonjë ndryshim të formatit e as përfshirja e vendeve të tjera në dialog. Mediat serbe shkruajnë se Dacic I ka bërë këto deklarata pas takimit me homologen noervegjeze.

Ai ka shtuar se për Serbinë është me rëndësi shumë të madhe që të arrihet një marrëveshje, por kjo marrëveshje nuk mund të përfshijë njohjen e pavarësisë së Kosovës në gjithë territorin e saj./ABC News Albania 24/7