Gazetari Fatos Mahmutaj tha në Real Story se në çështjen “Partizani”, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarë të tij kanë trokitur në zyrat e ministrave, të cilët sipas tij janë vënë në favor të tyre. Mahmutaj tha se kjo, sipas dëshmive të një ministri, është provuar gjatë procesit.
Sipas Mahmutajt, këto zhvillime krijojnë një perceptim për një politikë që vepron në favor të familjes Berisha, duke ngritur dyshime mbi barazinë para ligjit. Ai e cilësoi këtë situatë si të papranueshme dhe absurde.
“Për rastin “Partizani”, dhëndri i Berishës dhe familjarët trokisnin në zyrat e ministrave dhe ata viheshin në favor të tyre. Kjo u provua nga dëshmia e ministrit. Kishte qytetarë të tjerë dhe iu parashtrohej ligji. Për Berishën ndryshohet legjislacioni.
Për Gërdecin, Shkëlzeni u dërgonte mesazhe dhe ministrat ndërhynin tek njëri-tjetri, ndryshonin aktet. Ne kemi një politikë në favor të familjes së Berishës. Berisha tregon që është i paprekshëm dhe superior ndaj ligjit. Kjo është absurde.”


