Miliona për Ardian Memën, Tiranës i kushton shkarkimi i trajnerit

schedule08:51 - 15 Nëntor, 2019

schedule 08:51 - 15 Nëntor, 2019

Shkarkimi i Ardian Memës i ka kushtuar Tiranës. Klubi bardheblu, që vendosi të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin kryeqytetas për ta zëvendësuar me Julian Ahmatajn, duhet të ulej e të fliste me të për kontratën.

Së fundmi palët kanë gjetur edhe gjuhën e përbashkët për detajet. Sipas asaj që shkruan gazeta “Panorama Sport”, klubi i Tiranës duhet të derdhë në llogarinë e Memës shumën e 30 milionë lekëve.

Mema u largua nga Tirana në muajin tetor, pas humbjes së pësuar me Bylisin. Pas ndeshjes ai lëshoi disa deklarata që normalisht nuk u pritën mirë dhe do të ndikonin në raportin e tij me futbollistët. Në klubin bardheblu prej kohësh ishin të lëkundur dhe u pa e udhës që të bënin një lëvizje në pankinë. /abcnews.al