Milani dhe shqiptarët në Europa League, çfarë u rezervoi shorti

schedule14:31 - 18 Shtator, 2020

schedule 14:31 - 18 Shtator, 2020

Shorti i Europa League, për fazën play-off është hedhur në Nyon në Zvicrës ditën e sotme dhe për Tiranën nuk kishte më fat. Bardheblutë do të ndeshen në transfertë me Young Boys, për të tentuar mrekullinë: kalimin në fazën e grupeve.

Wolfsburg, që në turin e tretë përballet me Desna, mund të sfidohet nga sulmuesi i kombëtares shqiptare, Florian Kamberi. St Gallen më parë ka një sfidë të vështirë me grekët e AEK.

 

Taulant Xhaka i tenton sërish grupet. Basel sfidohet nga Anorthosis Famagusta dhe në fazën play-off zviceranët, nëse kalojnë, përballen me çiftin PSC CSKA Sofia-B36 Torshavn.

 

Milani e ka detyrim kalimin e turit të tretë dhe për këtë duhet të mundë norvegjezët e Bodo/Glimt, kurse në turin tjetër e pret si rival fituesi i çiftit Besiktas-Rio Ave.

Lokomotiva Zagreb, ku luajnë katër futbollistë shqiptarë, synon të eliminojë Malmon dhe të kalojë në “play-off”. Aty Sherif Kallaku mund të hakmerret kundër spanjollëve të Granada, pasi është një prej rivalëve të mundshëm të skuadrës kroate.

 

Shkëndija e Tetovës ka misionin e pamundur për të eliminuar anglezët e Tottenham dhe nëse ia del mbanë, atëherë e pret çifti Rostov-Maccani Haifa. /abcnews.al