Milani depoziton kontratën, Fikayo Tomori dhurata për Piolin

schedule11:59 - 22 Janar, 2021

schedule 11:59 - 22 Janar, 2021

Tashmë është pothuajse zyrtare. Mbrojtësi i Chelseas, Fikayo Tomori, do të jetë në orët e ardhshme lojtari më i ri i Milanit. Ka disa kohë që flitet për këtë transferim dhe më në fund kontrata e lojtari është dorëzuar në Lega Serie A nga kuqezinjtë.

Fillimisht anglezi do të kalojë në Milano në fomë huazimi për gjashtë muaj dhe më pas kartoni i tij mund të blihet për shumën e 28.2 milionë eurove. Ditën e sotme ai pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të vijë dhe zyrtarizimi i marrëveshjes në Casa Milan.

Madje, 23-vjeçari do të jetë i gatshëm për trajnerin Pioli për sfidën kundër Atalantës këtë fundjavë. Kujtojmë që Tomori ka luajtur shumë pak me Chelsean këtë sezon, vetëm 2 ndeshje dhe tek “Djalli” ai pritet të ketë më shumë hapësira. /abcnews.al