Mikeshë ende me Berishën? Jozefina Topalli tregon raportin, komenton edhe gabimet e Bashës me matematikën

schedule18:25 - 11 Janar, 2021

schedule 18:25 - 11 Janar, 2021

Jozefina Topalli këtë të hënë ishte e pranishme ne programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku përveç ndarjes së copëzave të jetës, u ndalën edhe në fushën e politikës.

Në rubrikën “Reflektim” Ermali e pyet në lidhje me dy figura shumë të rëndësishme të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

“Jeni po aq miq me Z. Berisha edhe pse nuk jeni në PD? Shkruheni ende?” e pyet Ermali.

“Kemi bashkëpunuar bashkë për një periudhë të gjatë, absolutisht unë vazhdoj të ruaj po të njëjtin respekt dhe vlerësim për çdo gjë të mirë që ka realizuar. Sikurse nuk kam hezituar me thanë si atëherë dhe sot për gjërat që duhet të ishin bërë më mirë. Kurrë nuk kam pasur nocionin që atë që mund të jetë kundërshtar politik të jetë armik”, tha ajo.

“Si njeri që e ka dashur dhe e do pafund matematikën, kur Z. Basha ngatërrohet aq shumë në llogaritjet tij, çfarë ndjesie keni?”, është një tjetër pyetje e Ermalit.

“Më vjen për të qesh. Imagjino me pas më shumë në dorë. I shkreti vend”, tha ajo ndersa qeshte.

Por a ka ndonjë moment në kiarrierën e saj politike, të cilin ajo në këtë moment e sheh të logjikshme që nuk duhet ta kishte bërë?! Ajo ndërsa i parashtrohet kjo pyetje nga Ermali u ndal në një moment shumë të veçantë në karrierën e saj, tek posti i Kryeparlamentares.

“Nganjëhjerë mërzitesha kur drejtoja Parlamentin, një pozicion që kishte stress të madh. Kur përfundoja seancat plenare me orë të tëra, ku kishte vetëm rrëmujë… nga ajo që ëndërroja të kishte një seancë plenare ku të diskutohej për ligje dhe politika ekonomike, të shtrohej një diskutim tjetër nga axhenda. Unë gjithmonë kam thënë, kryetari I Parlamentit duhet të ketë një moshë pak më të avancuar që të ketë gjithë pjekurinë dhe eksperiencën politike për në Shqipëri”.

Në këtë moment Ermali e pyet se çfarë mendimi kanë për ata që kanë qenë pas saj. Jozefina tha se vlerëson dhe respekton shumë personat që kanë qenë para saj, ndërsa për Ilir Metën tha “është tjetër gjë” dhe për Gramoz Ruçin “më pëlqen”.

Së fundmi ajo ka themeluar “Lëvizjen për Ndryshim”, ku I bën thirrje të gjithëve që ndryshimi vjen përmes votës dhe duke iu besuar njerëzve të duhur.

/abcnews.al