Mikesha, Beniada brenda ndërsa ajo jashtë. Arinda Gjoni: E këshillova, ja përse

schedule18:18 - 21 Janar, 2022

schedule 18:18 - 21 Janar, 2022

Këtë të premte në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ishte Arinda Gjoni e cila gjatë bisedës u ndal edhe tek miqësia që ka me Beniadën e Big Brother. Teksa Ermali e pyet në lidhje me miqësinë e tyre, por dhe nëse do e provonte një reality show, ajo u shpreh se nuk janë për të ato formate, ndërsa Beniadën e ka këshilluar.

“Nuk pranova të hyja se jam pak natyrë konservative. Kam qef të jem vetëm për artin, të njohin Arindën si këngëtare si artiste, dhe pse të futem tek kjo pjesa rozë kur nuk kam nevojë”.

Ajo shtoi se i bëhet shumë qejfi që mikesha e saj Beniada edhe në Shqipëri tashmë është e famshme, por ajo vetë gjithmonë do ngrinte pyetjen “Për çfarë të jem e famshme?”

“Beniadës i ka bërë shumë mirë, sepse ishte një modele në Itali. Në Shqipëri nuk është se e njihnin shumë, natyra e saj solare, pozivitive e ciltër, shumë e pëlqyeshme për publikun dhe unë i kam thënë “patjëtër që të hysh” . më ka pyetur dhe unë si shoqe i kam dhënë këshillat e mia dhe dua ta shoh në finale dhe madje ta fitoj”.

A beson në një histori dashurie në formatet televizive? A do t’ja sugjeronte ajo një histori dashurie Beniadës?

“Nuk do ia sugjeroja një love story, pasi e tregoi veten aty kush është. Besoj se nuk do i duhej një love story dhe besoj që mund ta ketë në jetën reale”.

Ajo theksoi se nuk besonte në historitë e dashurisë në reality në televizion./abcnews.al