Shëndrit Lumi është gazetari nga Kosova që braktisi profesionin e fizioterapisë për botën e televizionit.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se fillimisht kjo dëshirë ka lindur duke publikuar disa video në rrjetet sociale, të cilat u bën shumë virale.
Sakaq, Lumi zbuloi se ka dhe një dëshirë të tretë, që do ta zhvillojë në të ardhmen, që është aktrimi.
“Unë jo vetëm që kam mbaruar studimet për fizioterapi, vazhdoj studioj, jam në master për fizioterapi dhe tani po bëj temën e diplomën. Nuk po them që fizioterapia nuk ka qenë një dëshirë e imja, po ka qenë më shumë e ndikuar shumë nga personat e tjerë. Por dëshira ime aktualisht është gazetaria.
Gjithashtu, dua që të zhvillojë një dëshirë të tretë, por që nuk dua ta zbulojë. Jam në bisedime me një produksion filmik. Këtë po e them për herë të parë, pasi akoma nuk është finalizuar”, tha ai./abcnews.al