Meta në 110 vjetorin e “Vatrës”: Të shumëfishojmë përpjekjet për të nxitur investimet e huaja në Shqipëri dhe Kosovë

schedule21:35 - 12 Qershor, 2022

schedule 21:35 - 12 Qershor, 2022

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në një vizitë në SHBA, ku merr pjesë në 110 vjetorin e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”.

Në postimin e tij në Facebook, Meta falënderon kontributin e madh të shqiptarëve në SHBA. Ndërsa thekson se duhet punuar akoma më shumë për të thithur investimet e huaja në Shqipëri.

Postimi i Metës:

🇦🇱🇽🇰🇺🇸 Në këtë ditë të bekuar të 110-vjetorit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, që përkon me Ditën e Çlirimit të Kosovës, jam shumë i lumtur të marr pjesë në New York në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “VATRA – 110 vjet në shërbim të Atdheut dhe kombit shqiptar”.

Mirënjohje përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.

Të gjithë së bashku të shumëfishojmë përpjekjet për të përshpejtuar zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nxitur investimet e huaja, dekurajuar fenomenin tragjik të shpopullimit të trojeve shqiptare dhe forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik me SHBA.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane dhe kombin tonë!