Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta i kujton Bashës rastin e Serbisë: Opozita e mundi Millosheviçin!

schedule08:30 - 8 Gusht, 2019

schedule 08:30 - 8 Gusht, 2019

Presidenti Meta i ka dërguar një apel opozitës përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Shtetit ku shkruan se  zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

Kreu i shtetit thekson se opozita duhet të ndihmojë veten dhe demokracinë. Meta i kërkon opozitës të heqë dorë nga kushti i panegiocueshëm për të mos hyrë në zgjedhje me Edi Ramën, duke i kujtuar rastin e Serbisë me Millosheviçin.

“Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra”, kujton presidenti Meta.



Ai shton se opozita atje mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur për ta përcjellë me pas me pranga në gjykatën e Hagës./ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!