Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta i bindur: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

schedule08:30 - 6 Gusht, 2019

schedule 08:30 - 6 Gusht, 2019

Presidenti Ilir Meta u ka dërguar një tjetër mesazh, palëve politike. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta thotë se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, pasi sipas tij, pa zgjedhje nuk ka demokraci, as drejtësi të pavarur dhe as ndëshkim të politikanëve.

Reagimi i Ilir Metës-E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.
Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë?? me Bashkimin Europian??, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.
18 tetori po afron!/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!