Messi ka folur për ndeshjen më të vështirë në Botërorin 2022

schedule18:57 - 30 Janar, 2023

schedule 18:57 - 30 Janar, 2023

Sulmuesi i PSG-së dhe Argjentinës, Lionel Messi, pranoi se, sipas tij, ndeshja e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2022 kundër Meksikës, të cilën skuadra argjentinase e fitoi 2-0, ishte më e vështira në turne.

“Momenti më i vështirë ishte humbja ndaj Arabisë Saudite, por ndeshja më e vështirë ndoshta ishte ndeshja kundër Meksikës. Por isha i sigurt se do të fitonim, se do t’ia dilnim”, tha ai për TyC Sports. /G.D abcnews.al/